Milaim Zeka i reagon Shpend Ahmetit: A e din ti more Shpend kryetari se...

  • 30 October 2019 - 12:49
Milaim Zeka i reagon Shpend Ahmetit: A e din ti more Shpend kryetari se...

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka iu është drejtuar me një pyetje kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka komentuar raportimet në media ku thuhet se një parking në Prishtinë për një orë po ju kushton qytetarëve nga 5 euro.

Zeka ka kërkuar nga Ahmeti që të del në terren e të shikojë a po punojnë me arka fiskale e se a po paguajnë tatim.

“A e din ti more Shpend kryetari se milionat i vidhen Prishtinës përmes kësaj pune, po më duket se nuk e ke ndërmend me konkuru ma, edhe thy: Zot bane llugë”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Nje pyetje per kryetarin e Prishtines

I nderuari kryetar

Dje u raportu neper shume media se mafioz e matrapaz te parkingeve po i detyrojne qytetaret e tu te paguajne deri 5 euro per nje ore parking. O Shpend, une e kuptoje qe ketu qeveria e Kosoves edhe motelet e lezetit i lejon me fitu miliona pa pagu kokrren e tatimit, po nuk po te kuptoje Ty bre Shpend qysh nuk shkon deri te ai parking, edhe te parkinget tjera, edhe me i pyet se a kane arka fiskale dhe a paguajne tatim. A e din ti more Shpend kryetari se milionat i vidhen Prishtines permes kesaj pune, po me duket nuk e ke ndermen me konkuru ma, edhe thu: -Zot bane lluge!

(Kosova Sot