Flamuri i Hitlerit shihet në dritaren e një ndërtese qeveritare të ShBA-së

  • 30 October 2019 - 15:11
Flamuri i Hitlerit shihet në dritaren e një ndërtese qeveritare të ShBA-së

Një video që po qarkullon në internet në Shtetet e Bashkuara ka ngjallur reagime të shumta. Në të shihet shenja famëkeqe e nazizmit gjerman, e vendosur në dritaren e Departamentit për Korrektim dhe Rehabilitim afër Sacramento-s.

“Kjo është një mënyrë e turpshme për ta përfaqësuar këtë qytet, sidomos në një ndërtesë shtetërore”, shkroi një kalimtar i rastit, i cili e kishte bërë videon ku shihej njëri prej flamujve më të mirë në botë.

“Nuk kishit nevojë që të jeni afër ndërtesës për ta parë atë, edhe njerëzit që ishin duke vozitur kanë mundur ta shohin”, tha Michael Johnson, personi që e bëri videon, për një televizion lokal.

Sidoqoftë, ky flamur u largua më vonë dhe raportohet se Departamenti Korrektues e ka nisur një hetim për këtë rast.

Një zyrtare e këtij departamenti kërkoi falje për shfaqjen e flamurit në dritare dhe tha se dritarja ku u pa ai është një hapësirë që shfrytëzohet për trajnimin e agjentëve.

Ajo shtoi se nuk është e qartë se si është vendosur ai flamur në dritare dhe për sa kohë ka qëndruar aty, por gjithashtu theksoi se autoritetet kanë zero tolerancë ndaj simboleve të tilla fyese, shkruan “Independent.

(Kosova Sot Online)