“Lista Serbe s`do ta mbështesë politikën e zhdukjes së serbëve nga Kosova”

  • 30 October 2019 - 15:37
“Lista Serbe s`do ta mbështesë politikën e zhdukjes së serbëve nga Kosova”

Dallibor Jevtiq ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim tha se Lista Serbe nuk do ta mbështesë kurrë politikën e zhdukjes së serbëve nga Kosova.

Këto komente ai i bëri në një takim që ka pasur me ambasadorin italian në Kosovë, Pierre Sardi.

Rrethanat aktuale politike pas zgjedhjeve të parakohshme dhe situata në Kosovë ishin temat e takimit të sotëm midis tij dhe diplomatit italian.

(Kosova Sot Online)