Dalin detajet, Albin Kurti takon Vjosa Osmanin

  • 30 October 2019 - 15:55
Dalin detajet, Albin Kurti takon Vjosa Osmanin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së, për kryeministre. Ky takim i tyre po vjen në kohën kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është emëruar si pjesë e grupit punues, derisa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes.

Takimin me Osmanin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, lideri i VV-së, Albin Kurti.

Kurti ka shkruar se me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverinë e re dhe sfidat që po i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.

 

Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza...

Posted by Albin Kurti on Wednesday, October 30, 2019

(Kosova Sot Online)