Erdogan: Kuvendi ynë do t’i kundërpërgjigjet rezolutës amerikane për armenët

  • 30 October 2019 - 15:59
Erdogan: Kuvendi ynë do t’i kundërpërgjigjet rezolutës amerikane për armenët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë të mërkurën se kuvendi i shtetit të tij do të kundërpërgjigjet ndaj rezolutës amerikane, me të cilën vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid.

Kongresi amerikan e ka miratuar edhe një rezolutë që e dënon ofensivën ushtarake turke në Siri dhe që bën thirrje për sanksione ndaj Turqisë për shkak të këtij veprimi.

Presidenti Erdogan tha se shteti i tij nuk i njeh këto rezoluta dhe për të ato nuk kanë vlerë.

Perandoria Osmane besohet se i ka vrarë rreth 1.5 milion armenë në periudhën mes viteve 194 dhe 1923.

Shumë shtete perëndimore i cilësojnë këto vrasje si gjenocid, por Turqia nuk e pranon këtë term.

Vrasjet e armenëve kishin ndodhur gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Përpos vrasjeve, historianët thonë se Perandoria Osmane në atë kohë kishte kryer edhe dëbim të grave, fëmijëve dhe pleqve.

Qeveritë dhe kuvendet e 31 shteteve, përfshirë Brazilin, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë, i njohin këto vrasje si gjenocid, shkruan “Reuters”.

(Kosoava Sot Online)