Këshilltarja e Haradinajt i reagon Vetëvendosjes: Po hiqni dorë nga ndryshimi, ende pa ia nisë

  • 30 October 2019 - 16:12
Këshilltarja e Haradinajt i reagon Vetëvendosjes: Po hiqni dorë nga ndryshimi, ende pa ia nisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, paralajmëroi krizë në vitin 2021 (kur Thaçit i përfundon mandati) nëse partia e tij dhe VV nuk e sqarojnë çështjen e presidentit të vendit.

Ai tha se për të qenë marrëveshja funksionale mes VV-së e LDK-së duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash.

“Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e Presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021. Në Kosovë kur nuk janë pajtuar partitë për emër konsensual, na ka ardhur emri nga zarfa”, ka deklaruar Haziri.

Por nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, tha se në rast se bëhet një kërkesë e atillë ajo duhet të adresohet te Kurti dhe të trajtohet aty, por, jo nga grupet teknike apo Haziri.

Ndaj “pazareve” për presidentin ka reaguar Meliza Haradinaj, këshilltare politike e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Ajo ka deklaruar se VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli.

 

 

PO HIQNI DORË NGA NDRYSHIMI ENDE PA IA NISË! Është e pandershme, joparimore, dhe mashtruese që pazari për Presidentin e...

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Wednesday, October 30, 2019

(Kosova Sot Online)