Lajm i dhimbshëm, nipi i Milaim Zekës e humb betejën me një sëmundje të rëndë

  • 30 October 2019 - 16:20
Lajm i dhimbshëm, nipi i Milaim Zekës e humb betejën me një sëmundje të rëndë

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë djali i motrës së tij, Denis Gullbovci.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka shkruar se ka humbur njeriun më të dashur të jetës së tij.
“Lamtumire engjull. Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Zeka.

23-vjeçari që po studonte Artitekturën ishte goditur nga një sëmundje e rëndë në tru.

 

Njoftim Sot iku per ne boten tjeter djali i motres time, Denis Gezim Gullbovci. Kam humbur njeriun me te dashur te jetes time. Lamtumire engjull. Pushofte ne paqe shpirti Yt. Shume do na mungosh te gjitheve!

Posted by Milaim Zeka on Wednesday, October 30, 2019

(Kosova Sot Online)