Akuza e rëndë: Ky është skandal që ndodhë vetëm në Kosovë

  • 30 October 2019 - 17:38
Akuza e rëndë: Ky është skandal që ndodhë vetëm në Kosovë

"Trendi" i mishit të prishur në marketet kosovare tashmë nuk përbën risi. Së fundmi në rrjetin e marketeve "Super Viva" është gjetur mish i prishur nga inspektorati i veterinarisë, që vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. E kjo nuk është hera e pare që ndodhë një gjë e tillë, pasi edhe më herët në "ETC", e drejtuar nga Ramiz Kelmendi është gjetur mish i prishur.

Gjetja e mishit të prishur në marketet kosovare, sipas analistit Gani Qarri, dëshmon për rrezikun e madh që po u kanoset kosovareve.

Image
Gani Qarri

"Madje vet fakti se AUV, mishin e prishur nuk e ka gjetur në ndonjë vend të deponuar për asgjësim, por direkt ne shitje dhe në sasi prej rreth 170 kilogramësh, dëshmon për rrezikun e lartë që në Kosovën e sunduar nga kriminelët,në vijimësi u kanoset qytetarëve të varfër të saj nga helmimi", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas Qarrit, në Kosovë politikanë nuk i kushtojnë kujdes këtij fenomeni.

"Se në shtetin tonë të brishtë të udhëhequr nga politikanët e kriminalizuar nuk i kushtohet asnjë kujdes këtij fenomeni të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, e vërteton edhe zyrtari për informim në AUV, i cili ka konfirmuar se marketi Super Viva, është inspektuar me 23.08.2019, që don të thotë para më tepër se dy muajsh", shtoi Qarri.

Tutje, ai tha se gjetja e mishit të prishur është një skandal i radhës në Kosovë. 

"Pra nuk do mend se ky është edhe një skandal i radhës, që tregon se si në Kosovë, Super Viva dhe jo vetëm ajo, po lejohen që në vijimësi, mafio-oligarkët ti helmojnë qytetarët e varfër të Kosovës me mish te prishur,njëjtë siç kishte vepruar edhe ETC e mafio oligarkut Ramiz Kelmendi", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)