Për shkak të ajrit të ndotur, jetëgjatësia e kosovarëve 11 vite më e ulët se e BE-së

  • 30 October 2019 - 18:01
Për shkak të ajrit të ndotur, jetëgjatësia e kosovarëve 11 vite më e ulët se e BE-së

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëorganizim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) mbajti ngjarjen me titull: SDG Brunch, specifikisht me temë ‘Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030’.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si UNDP, OKB, UNMIK, UNICEF dhe OBSH, përfaqësues të institucioneve vendore si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, etj., përfaqësues të shoqërisë civile, media e qytetarë.

Ngjarja u hap me lansimin e kampanjës vetdijesuese lidhur me ndotjen e ajrit në Kosovë, e cila përfshinte mesazhe vetdijesuese nga ftyra të njohura për publikun, qytetarë të rëndomtë dhe grupe të margjinalizuara. Më pas, pasoji kuizi i cili vlerësoi njohuritë gjenerale të audiencës mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) dhe Agjendën 2030 në përgjithësi, thuhet në njoftim.

 

INDEP dhe UN Kosovo Team mbajtën edicionin e pestë të SDG Brunch ku u diskutua mbi ndotjen e ajrit Instituti për...

Posted by Institute for Development Policy (INDEP) on Wednesday, October 30, 2019



(Kosova Sot Online)