‘Premtimi i madh’, ky është mesazhi për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 30 October 2019 - 18:26
‘Premtimi i madh’, ky është mesazhi për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Qeveria e re në ardhje duhet të ndërmerr të gjitha masat që strukturat institucionale, ato që nuk kanë funksionuar konfromë ligjeve pozitive të Kosovës, të rishikohen dhe të bëhen riorganizime, dhe në të gjitha ato institucione ti emërojnë njerëzit e rijnë që kanë përvojë dhe janë të përgatitur, të shkolluar dhe që aftësinë e tyre e kanë dëshmuar me veprime konkrete, të sprovuara se janë në hap me kohen, e sidomos në ato institucione ku luftohet krimi, sikur që janë institucionet e drejtësisë - gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Qytetarët e Kosovës po e përfundojnë edhe këtë vit, dhe po e presin vitin tjetër me shpresa të thera sa i përket pritjes së madhe për liberalizimin e vizave.

Njohësit e fushës së sigurisë dhe të sundimit të ligjit, konsiderojnë se arsyeja e vetme pse po zvarritet ky proces, është mungesa e luftimit serioz të krimit dhe të korrupsionit, pra mungesa e funksionimit efikas të sistemit të sundimit të ligjit, gjë që ka bërë të hezitojnë për vendim pozitiv disa nga vendet me ndikim në BE.

Ky është një vlerësim i prerë i ekspertit të fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

“Premtimi i Liberalizimit te vizave po mbetet premtimi ma mashtrues nga ana e politikanëve kosovar në pushtet, që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot. Pas refuzimit për dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tani edhe definitivisht lajmi i keq vjen edhe për kosovaret, për liberalizimin e vizave. Më parë na premtonin se liberalizimi i vizave do të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve, por tani po duket që këto premtime janë krejt inegzistente, sepse tani po del që përveç Gjermanisë, askush tjetër prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mendon se kosovarëve duhet të ju hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, deri sa Republika e Kosovës të përmbush kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ky është edhe një qëndrim i murosur dhe i pa lëkundur i shtetit të Francës që ka kohe dhe nuk i ndryshon qëndrimet për këto kushte”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Tani, sipas Tërnavës barra e dështimit në këtë fushë, të të gjitha qeverive të kaluara, po bartet në qeverinë e re që pritet të ndërtohet nga LVV dhe LDK. 

“Qeveria e re në ardhje duhet të ndërmerr të gjitha masat që strukturat institucionale, ato që nuk kanë funksionuar konfromë ligjeve pozitive të Kosovës, të rishikohen dhe të bëhen riorganizime, dhe në të gjitha ato institucione ti emërojnë njerëzit e rijnë që kanë përvojë dhe janë të përgatitur, të shkolluar dhe që aftësinë e tyre e kanë dëshmuar me veprime konkrete, të sprovuara se janë në hap me kohen, e sidomos në ato institucione ku luftohet krimi, sikur që janë institucionet e drejtësisë - gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI. Vetëm duke u angazhuar seriozisht për reformimin dhe strukturimin profesional kë tyre segmenteve do të arrijmë ta bindim faktorin ndërkombëtar, duke dhënë fakte të luftimit të krimit, duke i burgosur „peshqit e mëdhenj“ dhe duke i dënuar me burgime efektive të gjata kokat e krimit, duke jua konfiskuar edhe pasurinë e arritur në kundërshtim me ligjet ekzistuese të Kosovës. Nuk mundë të harrojmë se ligjet tona janë të miratuara në harmoni me të gjitha standardet e BE-së dhe tani vetëm kërkohet zbatimi i tyre i plotë, për ta thyer këtë bindej negative të BE-së në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit e të korrupsionit”, tha eksperti i fushës së sundimit të ligjit dhe sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)