Rasti Dehari kalon në juridiksion të Prokurorisë Speciale

  • 30 October 2019 - 21:20
Rasti Dehari kalon në juridiksion të Prokurorisë Speciale

Avokati i familjes Dehari kërkon që të mos përfshihet prokurori Sylë Hoxha

Hetimeve për zbardhjen e vdekjes së Astrit Daherit tashmë ka nisur t’iu rritet intensiteti.

Tashmë lënda nuk do të jetë në duart e prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këtë rast do të merret Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kjo ka ardhur me vendimin e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Madje, ai ka thënë se natyra e këtij rasti është edhe urgjente.

“Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale”

Ky lajm është mirëpritur nga shoqëria civile.

Pos shoqërisë civile, këtë vendim e mirëpriten edhe familja.

Tomë Gashi, që është edhe avokat i familjes Dehari, thotë se kushdo që ka qenë i përfshirë në vrasje ose shtyrje në vrasje duhet të dënohet.

Madje, thotë se nëse nuk nisin hetimet deri javën e ardhshme ndaj gjithë përgjegjëseve,  atëherë ai bashkë me familjen Dehari do të ngritin kallëzim penal.

Me anë të vendimit që ka marrë Lumezi, bartës i kësaj lëndë do të jetë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, por që do të  mbështetët nga prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Por, Tomë Gashi rekomandon që këtu të mos përzihet Sylë Hoxha, i cili dikur ishte shefi i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Javën e kaluar Instituti i mjekësisë ligjore në Lozanë të Zvicrës ka sjellë raportin e përpiluar për vdekjen e Astrit Deharit.

Ky raport e ka lënë të hapur mundësin prej vrasjen e 26 vjeçarit.

(Kosova Sot Online)