Liberalizimi i vizave, vjen lajmi i keq për Kosovën

  • 31 October 2019 - 07:20
Liberalizimi i vizave, vjen lajmi i keq për Kosovën

“Po duket se nuk do të realizohet kjo ëndërr, që kosovarët të kenë lëvizje të lirë, ku nuk do qëndrojnë me orë të tëra para dyerve të ambasadave. Po shihet ashiqare që te një shumicë e vendeve të BE-së akoma nuk është krijuar bindja e plotë se në Kosovë funksionon rendi dhe ligji, prandaj duhet të pajtohemi me faktin që Baba Dimri nuk do të sjell për dhuratë liberalizimin e vizave as në fundin e këtij viti”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani duke parë situatën brenda BE-së, të krijuar pas refuzimit të dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se është fare e sigurt që kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa kohë edhe në raport me Kosovën, për të zvarritur liberalizimin e vizave.

Sipas Burjanit, mungesa e sundimit të ligjit, mungesa e reformave gjithëpërfshirëse sistemore, dhe premtimet mashtruese të qeveritarëve karshi BE-së se, tani po iu hakmerret qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave nuk vjen as gjatë këtij viti për shkak të sjelljes së pa përgjegjshme të qeveritarëve në detyrë të koalicionit PAN.

Image
Blerim Burjani

“Po duket se nuk do të realizohet kjo ëndërr, që kosovarët të kenë lëvizje të lirë, ku nuk do qëndrojnë me orë të tëra para dyerve të ambasadave. Po shihet ashiqare që te një shumicë e vendeve të BE-së akoma nuk është krijuar bindja e plotë se në Kosovë funksionon rendi dhe ligji, prandaj duhet të pajtohemi me faktin që Baba Dimri nuk do të sjell për dhuratë liberalizimin e vizave as në fundin e këtij viti”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për pasojë të mashtrimeve kaq të gjata, sipas Burjanit ka filluar edhe vetëdijesimi qytetar dhe ndëshkimi me votë për politikën, ashtu sikur që ndodhi në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Çështja e gjendjes së tillë për qytetarët shpjegohet si jo këndellje e plotë demokratike, ishte vetëm një nisje fillestare politike që u ndëshkua PANI. Ishte në duart e qytetarëve që të ndryshojnë gjendjen ,pse nuk u plotësohen premtimet e bëra në fushatë, dhe kjo vlen edhe për këtë mandat të ri qeverisës, që nëse nuk e përmbushin këtë zotim, atëherë edhe këta duhet të ja dorëzojnë mandatin popullit”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas Burjanit, duhet vetëdijesim i madhe i qytetarëve se në fund të fundit partitë nuk fajësohen kotë, nëse i votojnë qytetarët, atëherë përgjegjësia mbetet tek qytetarët.

“Pritjet tani janë tek koalicioni i ri qeverisës, me një shpresë pak sa më të madhe për ndryshime, pra mbretëron një eufori, entuziazëm e shpresë, dhe kjo është pozitive, mirëpo më pozitive do të ishte sikur të ketë ndryshim reformues në jetën e qytetarëve për tu bërë më shpejtë realitet. Kosova duhet të bëjë reformat e saj sektoriale të shumta, e me kaq probleme që kemi tani kjo tingëllon si e pa mundshme”, theksoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, sipas tij testi është tepër serioz në këtë fushë nga ana e partnerëve të rinj qeverisës, të cilët nga ulëset e opozitës e mbanin në thumb të kritikës koalicionin qeverisës PAN dhe pasardhësit e tyre, prandaj duhet të dëshmohen tani për qasjet që do të kenë rreth reformave të mëdha, në të gjitha fushat që i kërkon BE-ja.

“Pritet të shihet se çfarë do të ndodhe me ato tre objektivat e tyre që i kanë premtuar dhe për të cilat janë zotuar vazhdimisht. E vërteta është se vetëm tre objektiva mundë të jenë real që të arrihet objektivi, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqena qytetare. Për ndryshimet tjerat ato mundë të jenë vetëm fontanë dëshirash, sepse përmendja e shumë objektivave është humbje kohe në procese. Pra, qeveria në ardhje kërkohet të fokusohet në këto tri shtylla kryesore, duhet të ketë synime të qarta dhe të realizueshme për të dalë nga situata e krijuar”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)