Një grua gjendet pa shenja jete e shtrirë në rrugë tek Bregu i Diellit

  • 31 October 2019 - 10:07
Një grua gjendet pa shenja jete e shtrirë në rrugë tek Bregu i Diellit

jë grua është gjetur pa shenja jete e shtrirë në rrugë tek lagjja ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 9 kemi pranuar informatën se në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë është i shtrirë një person (Femër 1942). Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar  vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Tutje ajo theksoi se me rastin po merren njësitet policore.

(Kosova Sot Online)