Del nga barnatorja pa paguar barnat, arrestohet pejani

  • 31 October 2019 - 10:36
Del nga barnatorja pa paguar barnat, arrestohet pejani

Të mërkurën në Pejë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka marrë barna në një barnatore dhe nuk i ka paguar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku i dyshuari kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave.

Pasi i janë ofruar barnat i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)