I çoi marihuanë të burgosurit në Burgun e Dubravës, kapet i dyshuari

  • 31 October 2019 - 10:46
I çoi marihuanë të burgosurit në Burgun e Dubravës, kapet i dyshuari

Policia ka arrestuar të mërkurën një person pasi dyshohet se i njëjti kishte tentuar të fuste substanca narkotike tek një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku i dyshuari kishte shkuar në vizitë tek një i burgosur dhe ka tentuar të fusë substancë narkotike brenda burgut.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull amerikan/Shqiptar pasi tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një sasi me substance narkotike marihuanë, i cili përmes vizitës tek një i burgosur ka tentuar ta fusë substancë narkotike brenda burgut”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe i është konfiskuar pasaporta.

(Kosova Sot Online)