Albin Kurti tregon se ka zbuluar diçka interesante: Ja çka ndodhi pak para se të vritej Ivanoviç

  • 31 October 2019 - 11:53
Albin Kurti tregon se ka zbuluar diçka interesante: Ja çka ndodhi pak para se të vritej Ivanoviç

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç ndërroi jetë pas një atentati me armë zjarri ku u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

E lidhur me vrasjen e Ivanoviçit ka folur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për mediat e huaja ka deklaruar se ka zbuluar diçka interesante para se të vritej politikani serb në Kosovë. 

“Oliver Ivanoviq nuk është vrarë vetëm sepse nuk e dëgjonte Beogradin. Së fundmi kam zbuluar diçka interesante, se disa ditë përpara përgatiteshin dhe ndoshta kanë mbajtur një takim të organizatave serbe në Kosovë dhe të partive politike të ndryshme për zërin auotnom dhe autentik të serbëve të Kosovës. Dhe pastaj u vra. Natyrisht ai ka qenë pjesë e strukturave të Serbisë, gjatë luftës dhe pas luftës, njeri shumë famëkeq, por në një moment mori vendim jo vetëm të jetë i pavarur, por edhe t’i bashkojë të gjithë të tjerët”, ka deklaruar Kurti.

“Mua më kujtohet se edhe në vitet e 80ta dhe 90ta, shumë aktivistë shqiptar janë vrarë nga shërbimi sekret serb pikërisht kur tentonin të bashkonin organizata të ndryshme, si rasti i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 1982 dhe Mehë Uka më 1996 “, ka thënë lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)