Vendimi i fundit, vjen goditja e rëndë për Devollët

  • 31 October 2019 - 12:29
Vendimi i fundit, vjen goditja e rëndë për Devollët

“Kështu që DEVOLLËT me këtë vendim, jo vetëm që janë goditur për homologim 10 vjeçar, duke i zhvatur qytetarët e Kosovës, por edhe me ndalimin e veturave të vjetra për përdorim nga qytetaret e Kosovës, lirisht mund të themi që DEVOLLËT mundë të fillojnë të homologojnë vetëm traktorë të mëdhenj dhe të vegjël, dhe automjete për prerjen e druve, ato që i përdorin sharragjitë , sepse me vetura ju ka përfunduar mandati 10 vjeçar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara në Republikën e Kosovës, homologim të cilin e kanë akoma në monopol vëllezërit Devolli, është përshëndetur si një veprim tepër i qëlluar, ndonëse shumë i vonuar, edhe nga ekspertët e fushës së ekonomisë.

Lidhur me këtë vendim, eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci thotë se ky vendim është vetëm një hap i vogël për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.

Image
Dardan Grapci

“E përgëzoj Ministrinë e Infrastrukturës qe e ka anuluar homologimin për veturat e reja që importohen nga Bashkimi Evropian, mirëpo si njohës i kësaj problematike serioze, edhe si qytetar, jam kundër që kjo të zbatohet edhe për veturat e kategorive të vjetra, atyre që nuk i plotësojnë kriteret dhe standardet e BE-së, duke e ditur që veturat e dorës së dytë e të tretë, të tej amortizuara në perëndim, janë vjetra, e kanë amortizimin e nivelit të lartë, kanë djegie të nivelit të ulët të karburantit dhe prodhojnë shumë gazra të dëmshme, bëjnë edhe shume zhurmë, dhe kur të gjitha këto elemente bëhen së bashku atëherë ato mbeten tepër të dëmshme e të rrezikshme për ambienti”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë Grapci thotë se i njëjti vendim duhet të zbatohet pa vonesë, pra lirimi nga homologimi edhe për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE-së, përfshirë automjetet e dorës së dytë. 

Sipas Grapcit, veprim tjetër i cili duhet të ndërmerret nga Ministria e Infrastrukturës duhet të jetë largimi nga komunikacioni i të gjitha veturave më të vjetra se viti 2008, e të cilat janë jashtëzakonisht shumë të pranishme në komunikacionin rrugor të Kosovës, dhe përbëjnë një nga ndotësit e mëdhenj të ambientit në vend.

“Prandaj nga njohurit që kam për këtë fushë, unë kisha kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që veturat e vjetra, që nuk kanë mbetur për më shumë vlerë se sa për hekurishte ose për muze, siç janë: YUGO, ZASTAVA, SHKODAT, MERCEDE-at, Renault.. pra të gjitha më të vjetra se viti 2008, etj të largohen nga rrugët e Kosovës, dhe të luftojnë sa me shume që në Kosovë të ketë në qarkullim vetëm vetura të reja, cilado firmë që është ajo, por në përputhje me standardet e BE-së sa i takon nivelit të amortizimit të tyre”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se me këto veprime standarde që shkojnë sipas kritereve të BE-së, do të përfundonte njëherë e përgjithmonë edhe monopoli më shumë se 10 vjeçar kriminal i Devollëve, të cilët tash e tutje do të mundë të llogarisin vetëm për rregullimin e makinave të thjeshta bujqësore e të ngjashme.

“Kështu që DEVOLLËT me këtë vendim, jo vetëm që janë goditur për homologim 10 vjeçar, duke i zhvatur qytetarët e Kosovës, por edhe me ndalimin e veturave të vjetra për përdorim nga qytetaret e Kosovës, lirisht mund të themi që DEVOLLËT mundë të fillojnë të homologojnë vetëm traktorë të mëdhenj dhe të vegjël, dhe automjete për prerjen e druve, ato që i përdorin sharragjit , sepse me vetura ju ka përfunduar mandati 10 vjeçar”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)