Paralajmërimi i Albin Kurtit për Devollët dhe mafio-oligarkët kosovarë

  • 31 October 2019 - 14:59
Paralajmërimi i Albin Kurtit për Devollët dhe mafio-oligarkët kosovarë

"Ai së fundmi ka folur edhe për oligarkët e Kosovës, duke përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj", tha Zeqa për "Kosova Sot Online".

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në një emision televizivë ka folur për oligarkët e Kosovës e që i ka përmendur edhe koorporatën Devolli, ku sipas tij i kontrollin e dhe doganat. Kurti ka thënë se së shpejti do të goditen në paligjshmërinë e tyre, duke paralajmëruar zhvatjen milardëshe të Devollëve, e cila siç ka thënë kryeministri në ardhje, janë të rëndë gjysmë miliardi euro.

E analisti Florim Zeqa, duke folur lidhur me këtë për “Kosova Sot Online” tha se Albin Kurti me premtimet megalomane elektorale, ka hyrë në obligime të mëdha para qytetarëve të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

"Ai së fundmi ka folur edhe për oligarkët e Kosovës, duke përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj", tha Zeqa për "Kosova Sot Online".

Sipas Zeqës, deklarimet e kryeministrit në ardhje për një kohë të gjatë do të mbesin vetëm deklarata, siç thotë ai, për konsum të brendshëm politik.

"Deklarimet e kryeministrit në ardhje, mbase edhe për një kohë relativisht të gjatë do të mbesin vetëm deklarata për konsum të brendshëm politik dhe dëshira të pa realizuara të pjesës më të madhe të popullatës shqiptare në vend, për shkak se nuk do të guxoj prokuroria të sjellë në bankën e të akuzuarve oligarkët e inkriminuar dhe nëntokën kriminale, së bashku me pushtetarët e inkriminuar, të cilët u bënë miliarderë në kurriz të qytetarëve të Kosovës, të cilët shpëtimin po e kërkojnë sa më larg Kosovës", potencoi Zeqa. 

Tutje, ai ka shtuar se nëse Albin Kurti dëshiron ta mbajë fjalën e dhënë dhe të mbetet i palëkundur në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet ta pastroj së pari shtëpinë e vet.

"Paraprakisht çdo gjëje, duhet të pastrojë shtëpinë e vet (LVV-në) nga të inkriminuarit e shumtë, pastaj ta pastroj sistemin e drejtësisë, gjegjësisht sistemin prokuorial dhe atë gjyqësorë, t'i bëjë një rifresh të thellë policisë hetimore, doganave dhe avokatëve të djallit, të cilët herë kalojnë në anën e viktimës e herën tjetër në anën e krimit të organizuar", shtoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Zeqa për "Kosova Sot Online" tha se nëse i referohemi Abin Kurtit në deklaratat e më hershme, ai ka thënë se do të jetë tjetër si kryeministër.

"Nëse i referohemi një deklarate të mëhershme të Albin Kurtit, po citoj; "Albin Kurti kryeministër do të jetë ndryshe nga Albin Kurti kryetar i LVV-së" (përfundon citati), atëherë lenë pak për të dëshiruar, për shkak se në të kaluarën, edhe Hashim Thaçi si lider i PDK-së, erdhi në pushtet me kartën e nacionalizmit,...për t'u transformuar më pas në një lider të moderuar që mbrojti me fanatizëm multietnicitetin dhe decentralizimin, i cili për hirë të fqinjësisë së mirë me Serbinë bëri konçesione të dëmshme për shtetin e Kosovës. Na mbetët të shpresojmë që Albin Kurti të mos e ndërroj "lëkurën", në të kundërtën, do ta harrojmë Hashimin çka do t'na gjenë me Albinin", përfundoi Zeqa për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)