Akuza të rënda për Devollët: Ja si i plaçkiten milionat e kosovarëve

  • 01 November 2019 - 07:35
Akuza të rënda për Devollët: Ja si i plaçkiten milionat e kosovarëve

“Kësaj bande oligarkësh e mafioz do të duhej konfiskuar e tërë pasuria e pambuluar, pasuri me hajni e kontrabandë, që e ka dëmtuar pos buxhetin e shtetit, e ka goditur shumë rëndë edhe xhepin e qytetarit. Pra mos mendoni se nuk ia ka hyrë frika në palcë këtij rrjeti mafioz e kriminal Devolli. Këtyre ngadalë po ju afrohet laku në fyt dhe së shpejti besoj se do të niset edhe me ndërprerjen e pjesës tjetër të homologimit të veturave”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara në vendin tonë, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Analistët po kërkojnë që anulimi i homologimit të vazhdojë edhe për veturat e vjetra, të kategorisë së dytë që janë me standarde të BE-së.

Derisa homologimi ishte një monopol i garantuar kundërligjshme për kompaninë Devolli, analisti Badallaj thotë se vendimi i fundit i Qeverisë është edhe një goditje e rëndë për mafio-oligarkët Devolli, të cilët e kanë këtë homologim kriminal në pronësi përmbi 10 vite.

Image
Reshat Badallaj

“Bandës famëkeqe serbiane Devolli po i vije fundi nga të gjitha anët. Kjo bandë hajnash i kanë orët e numëruara nga shumë sosh, ose nga një bjeshkë hajnish që po ju vjen fundi, e në këtë bënë pjesë edhe homologimit kriminal me të cilin për 10 vite e më shumë, e vodhën qytetarin deri në palcë, e dëmtuan edhe buxhetin e shtetit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Badallaj thotë se për këto vite vjedhje e plaçkitje, ata janë pasuruar tej mase dhe paratë e plaçkitura nga qytetarët dhe buxheti i shtetit të Kosovës, i kanë deponuar e siguruar në bankat jashtë vendit.

“Kjo bandë hajnash e kanë trashur xhepin e tyre, bile i kanë depërtuar paratë në bankat e huaja, që atje të jenë më të sigurta dhe ti shpëtojnë konfiskimit të tyre. E kanë bërë këtë me mjeshtri sepse banda serbiane Devolli, e din se herët apo vonë do ta humbë këtë betejë hajnash, por jo vetëm këtë betejë,kjo bandë Devolli, përpos që do t´i humb të gjitha që i ka fituar, jo me djersë por vetëm me hajni dhe bashkëpunimin me rrjetet më kriminale të nëntokës, e din se një ditë pa tjetër e pret edhe burgu, prandaj është kujdesur që ti fshehin paratë në vende të sigurta”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Pra, përpos anulimit të homologimit edhe për veturat e kategorisë së dytë, që i plotësojnë standardet Evropiane, Badallaj thotë se Devollët duhet të zhvishen nga pasuria e fituar kundërligjshëm për aq sa mundë të kapet e të sigurohet ajo, duke ju konfiskuar gjithçka që kanë dhe ju ka mbetur akoma pa e larguar nga Kosova.

”Kësaj bande oligarkësh e mafioz do të duhej konfiskuar e tërë pasuria e pambuluar, pasuri me hajni e kontrabandë, që e ka dëmtuar pos buxhetin e shtetit, e ka goditur shumë rëndë edhe xhepin e qytetarit. Pra mos mendoni se nuk ia ka hyrë frika në palcë këtij rrjeti mafioz e kriminal Devolli. Këtyre ngadalë po ju afrohet laku në fyt dhe së shpejti besoj se do të niset edhe me ndërprerjen e pjesës tjetër të homologimit të veturave”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)