Çfarë moti na pret sot dhe nesër?

  • 01 November 2019 - 08:14
Çfarë moti na pret sot dhe nesër?

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10 m/s.

Java tjetër parashihet të jetë më e ngrohtë, do të ketë dhe reshje shiu, të cilat në sasi do të jenë më shumë se këto që ranë dy ditët e fundit.

(Kosova Sot Online)