Tërmet në Kosovë, goditet Dragashi

  • 01 November 2019 - 08:38
Tërmet në Kosovë, goditet  Dragashi

Komuna e Dragashit është goditur sot nga tërmeti, Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.1.

Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti me epiqendër qytetin e Korçës kishte magnitudë 5.2.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave.

Image

(Kosova Sot Online)