Vajza që u bë mollë sherri mes Ahmet Zogut e Faik Konicës

  • 01 November 2019 - 09:51
Vajza që u bë mollë sherri mes Ahmet Zogut e Faik Konicës

Ahmet Zogu dhe Faik Konica përveç që s’e pëlqenin njëro- tjetrin ata kishin një të përbashkët, qenë fiksuar pas një vajze me emrin Sara. Ajo, përveç që ishte shumë e bukur, shquhej edhe zgjuarësinë e saj, dhe aftësinë për ta bërë për vete, secilin burrë që donte.

Sara Blloshmi ka lindur në Turqi, si e bija e Vehab bej Serdar dhe e Mevedet Vlorës, ndryshe ishte mbesa e Ismail Qemalit. Pas fëmijërisë në Stamboll e disa vite në Paris, kishte ardhur në Shqipëri në kohën e mbretërisë, kur edhe ‘trazoi’ ujërat.

Për aristokraten inteligjente, në Tiranën e Zogut president e mbret, zënë fill historitë e rrëfimet që e përmendin emrin e saj herë si agjente e herë si gruaja që rrëmbente vëmendjen e gjithë burrave. Sara ishte edhe gruaja e parë myslimane që në një ballo diplomatësh kërceu në publik.

Është ajo personazhi kyç i romanit të ish-deputetit e gazetarit Alfred Peza, që kishte ngjallur kureshtjen në Tiranën e 100 viteve më vonë. Libri i tij mban titull emrin e saj “Sarah”.

Sarah tregonte një nivel të lartë të femrës shqiptare në vitet ‘20-të, një grua që luan tenis, vishet bukur dhe di të luajë me zemrën e një burri. Peza e ka mbështetur imazhin e saj në historinë e vërtetë të një gruaje që ka trazuar zemrën e Ahmet Zogut në ato vite sipas bhistorianëve. Ajo është Sara Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit, një prej vajzave më të bukura të kohës.

Por nuk ishte vetëm Ahmet Zogu që u dashurua prej saj, por edhe një figurë tjetër e rëndësishme e kohës, siç qe Faik Konica.

“Sarah” është libri i tij i dytë që hedh dritë mbi gruan enigamtike e prapë kaq interesante për të cilën ambasadori gjerman e 1926-ës do të shkruante “zonja Blloshmi ka disa kohë që shfaqet e pambuluar në shtëpitë e botës, ambasadorit amerikan dukej se arritjet e përparimit, e lirisë dhe qytetërimit i shijuan veçanërisht.

Ka tepër të ngjarë që të ketë informuar me një telegram edhe Shtëpinë e Bardhë. Shqiptarët pleq nga ana tjetër u ndjenë thellësisht të fyer. S’paskësh mbetur më gjë e shenjtë mbi dhe, menduan, duke u dridhur nga përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapela dhe dansim, futboll dhe poker, me trarà burse e mish derri dhe me një ngutje e dalldisje të jetës, që deri dje rridhte e qetë dhe plot filozofi”.

(Kosova Sot Online)