Zgjedhjet sollën ndryshimin më të rëndësishëm në politikën e Kosovës

  • 01 November 2019 - 10:20
Zgjedhjet sollën ndryshimin më të rëndësishëm në politikën e Kosovës

Momenti i krijuar prej zgjedhjeve që paralajmëroi “ndryshimin më të rëndësishëm” në politikën e Kosovës ndër vite mund të nxisë përpjekjet për sundim të ligjit, krijim të vendeve të punës dhe dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit,  tha përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm  dhe shef i UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin. 

Sipas tij mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme më 6 tetor, të cilat shënuan pjesëmarrjen më të madhe që nga viti 2010, dhe u shpallen në kohë të vështirë të ndasisë politike, unitetit të prishur të koalicionit qeverisës dhe “çka është më e rëndësishmja, me perceptimin e qytetarëve për paaftësinë e realizimit të premtimeve që iu patën dhënë popullit të Kosovës,” 

Ai vuri në dukje se votuesit mbështetën kandidatët “jokonvencionalë” të cilët nuk e ndanin vizionin apo të kaluarën e njëjtë politike më liderët e mëparmë, duke shprehur shpresën se lidershipi i ri do të mund ta shfrytëzojë momentin e krijuar nga zgjedhjet për të realizuar premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve.  

“Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu pret që liderët e rinj të afirmojnë përkushtimin e tyre për negociatat me Beogradin dhe të sigurojnë heqjen e pengesave për dialog. Përpjekje të veçanta duhet të bëhen për të siguruar që retorika politike dhe veprimet të jenë të favorshme për rifillimin dhe përparimin në dialog pas një viti negociatash të ngecura”, tha përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm  dhe shef i UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin në debatin e Këshillit të Sigurimit. 

(Kosova Sot Online)