Armend Zemaj për vrasjet politike: Ka goxha fakte, por pak dëshmitarë

  • 01 November 2019 - 10:31
Armend Zemaj për vrasjet politike: Ka goxha fakte, por pak dëshmitarë

Armend Zemaj nga LDK’ja, ka thënë se partia e tij është duke u angazhuar që të marrë rrugë të duhur zbardhja dhe gjykimi i vrasjeve politike.

Zemaj nga LDK’ja duke folur për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimit që është shpalosur si pjesë e programit në fushatën zgjedhore  ka folur edhe për vrasjet politike që parashihen të jenë subjekt hetimi i kësaj zyre.

“Pas shumë tentativave që jo rrallë herë ka pasë për zbulimin dhe ndjekjen potencialisht të kryerësve të këtyre veprave makabre, gjatë rrugëtimit dhe viteve të fundit edhe Prokurori i Shtetit dhe kryeprokurori kanë ndarë përgjegjësi”, tha ai.

Ai ka thënë se ka goxha fakte relevante, por pak dëshmitarë për këto raste.

“Pretendimet për të gjetur dëshmitarë shtesë është nëse ka trajtim serioz dhe nëse ju krijohet siguri sepse e dini se shumë dëshmitarë në hetime të caktuara edhe janë eliminuar”, tha Zemaj.

Por, a mund të besojnë familjarët se në këtë bashkëqeverisje të mundshme VV-LDK vrasjet politike do ta marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës?

“Fakti që janë të ndjeshme tregon edhe sensivitetin e këtyre rasteve, por mendoj që një angazhim serioz dhe mbi të gjitha një vullnet për t’i trajtuar është mundësia që të bëhet. Në të kaluarën kemi pasë raste të tilla të ndjeshme ku një rast i caktuar është bartur në një gjykatë në Gjakovë kur edhe gjyqtari edhe trupi gjykues kanë qenë në presion ku nuk kanë mundur të trajtojnë”, përfundoi Zemaj.

(Kosova Sot Online)