Burri nga Prishtina e rreh gruan, arrestohet

  • 01 November 2019 - 10:35
Burri nga Prishtina e rreh gruan, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)