KQZ ka nisur verifikimin e fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, thonë se mund ta kryejnë sot

  • 01 November 2019 - 11:35
KQZ ka nisur verifikimin e fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, thonë se mund ta kryejnë sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e dijnë se kur do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora. Të njejtit deklarohen se fillimisht do të përfundojnë procesin e vlerësimit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar për media  se dje kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe shtojnë se besojnë që do të arrijnë që këtë proces ta përmbyllin sot.

 

“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi mirëpo shton se nuk e dijnë se kur do të fillojnë me process të numërimit të këtyre fletëvotimeve.

“Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)