LDK pas takimit të Mustafës e Osmanit në Ambasadën e SHBA’së: Palmer foli si të arrihet paqja me Serbinë

  • 01 nëntor 2019 - 12:43
LDK pas takimit të Mustafës e Osmanit në Ambasadën e SHBA’së: Palmer foli si të arrihet paqja me Serbinë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme janë takuar me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetitt, Mattheë Palmer. Takimi u zhvillua në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.  Aty u fol për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan, sipas njoftimi të LDK’së Mustafës e Osmanit u ka folur si të arrijnë palën deri tek marrëveshja me Serbinë.

Gjatë këtij takimi, sic bën të ditur LDK po ashtu është diskutuar edhe për “çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi”.

“Kryetari Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin” thekson njoftimi.

LDK ndërkaq ka bërë të ditur se Përfaqësuesi Special Mattheë Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes me Serbinë.

(Kosova Sot Online)