Akuza e rëndë: Ky është skandali i radhës, marketet kosovare helmojnë qytetarët

  • 01 November 2019 - 13:28
Akuza e rëndë: Ky është skandali i radhës, marketet kosovare helmojnë qytetarët

"Shqiptarët po helmohen nga ushqimi nga Serbia po se po ,por edhe nga vetë nga mafio oligarkët të pushtetit kosovar. Një shembull që vret shqiptaret kosovar në të ushqyerit ?! Këto ditë në rrjetin e marketeve të “Super Viva” është gjetur mish i prishur nga inspektorati i veterinarisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë", tha Guraziu për "Kosova Sot Online".

Në rrjetin e marketeve të "Super Viva" është gjetur mish i prishur nga inspektorati i veterinarisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

AUV ka gjetur në shitje mish të prishur në sasi prej 170 kilogram. zyrtari për inforimin në AUV e ka konfirmuar se në këtë market është inspektuar me datën 23.08.2019.

E sipas analistëve, ky është edhe një një skandal i radhës, ku po vazhdon helmimi i qytetarëve të vrafër të Kosovës nga marketet si "Super Viva", e ku njëjtë kishte vepruar edhe "ETC" e Ramiz Kelmendit.

Madje analisti Ragip Guraziu, akuzon hapur, sipas të cilit, kosovarët po helmohen nga ushqimi që vjen nga Serbia.

Image
Ragip Guraziu

"Shqiptarët po helmohen nga ushqimi nga Serbia po se po ,por edhe nga vetë nga mafio oligarkët të pushtetit kosovar. Një shembull që vret shqiptaret kosovar në të ushqyerit ?! Këto ditë në rrjetin e marketeve të “Super Viva” është gjetur mish i prishur nga inspektorati i veterinarisë që vepron në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë", tha Guraziu për "Kosova Sot Online".

Sipas Guraziut, gjetja e mishit të prishur nga AUV është një skandal i radhës në Kosovë.

"Sipas AUV ka gjetur në shitje mish të prishur në sasi prej rreth 170 kilogram. Zyrtari për informim në AUV, e ka konfirmuar se marketi "Super Viva", është inspektuar me datë 23.08.2019. Kjo po na dëshmon se ky,mos vallë ,është një skandal i radhës në Kosovë, deri po thuhet se si po i helmojnë mafio oligarkët kosovaret e varfër,që nuk po i kursen as Serbia por as Kosova qytetarët e saj, bile edhe më keq se Serbia,ajo dihet armiku i përbetuar i kombit shqiptarë,por kjo çka dhe si ju hyri në punë ky skandal-koje e Serbisë,dhe kjo nuk ka ndodhë deri më tani që një shet i vet i helmon qytetarët e tij në ushqim,kjo nuk do koment", shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Guraziu tha se Devolli dhe klanit 'Pronto' kanë kapur në dorë çdo sektor në trojet shqiptare, ku po u servohet ushqimi i kafshëve në vend të miellit.

"Përsëritja e skandalit të mishit dhe të miellit është përsëritje e krimit përsëritja e skandalit të para disa vjetësh me importimin e grurit për kafshë dhe të krundeve për miell nga kompania "Devolli", është përsëritje e krimit. "Shkëlqim Devollit dhe klanit 'Pronto' kanë kapur në dorë çdo sektor në trojet shqiptare, ku po u servohet ushqimi i kafshëve në vend të miellit. Siç dëshmohet edhe në Shqipëri, tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova", potencoi Guraziu.

"Është shqetësuese kur shihet në medie shqiptare të hënën mbrëma kanë raportuar skandalin tanimë të raportuar në Kosovë, se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë (krunde) për kafshët, gjë që e njëjta ndodh edhe në Kosovë, edhe atë nën regjinë e përbashkët të Shkëlqim Devollit dhe klanit 'Pronto' përgjatë 5 viteve të fundit”, shtoi Guraziu për "Kosova Sot Online".

Për fund, Guraziu tha se gjetja e mishit të prishur në marketin "Super Viva", e dëshmon se skandalin e radhës në Kosovë.

"Kjo po na dëshmon se ky mos vallë është një skandal i radhës në Kosovë, deri po thuhet se si po i helmojnë mafio oligarkët kosovaret e varfër, që nuk po i kursen as Serbia por as Kosova qytetarët e saj, bile edhe më keq se Serbia,ajo dihet armiku i përbetuar i kombit shqiptarë,por kjo çka dhe si ju hyri në punë ky skandal-koje e Serbisë,dhe kjo nuk ka ndodhë deri më tani që një sheti i vet i helmon qytetarët e tij në ushqim, kjo nuk do koment", përfundoi Guraziu për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)