KQZ-ja e shpejton pak punën, sot nis numërimin e fletëvotimeve të aprovuara të diasporës

  • 01 November 2019 - 13:48
KQZ-ja e shpejton pak punën, sot nis numërimin e fletëvotimeve të aprovuara të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të fillojë sot në QNR në orën 17:00.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi për media.

(Kosova Sot Online)