‘PSD drejt shuarjes së plotë’, kjo është kërkesa urgjente për Shpend Ahmetin

  • 01 November 2019 - 14:23
‘PSD drejt shuarjes së plotë’, kjo është kërkesa urgjente për Shpend Ahmetin

“Pas debaklit të madh të Shpend Ahmetit dhe PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, tani partia e Ramush Haradinajt ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me Shpend Ahmetin, duke paraqitur kushte të reja dhe ofruar bashkëpunim vetëm nëse ky subjekt politik si PSD dhe mbetjet e saj shkrihen në AAK. Në këtë mënyrë partia e Shpend Ahmetit dhe grupi i dezertorëve mashtrues nga VV-ja,po shkojnë drejtë humbjes së plotë të identitetit politik dhe përfaqësues”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Fati i PSD-së dhe i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit me klikën e tij, pas humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas analistëve politikë po e shënon fundin e karrierës politike të Shpend Ahmetit dhe shuarjen e plotë të PSD-së së huazuar nga grupi i këtyre dezertorëve.

Këtë fund të turpshëm të Shpend Ahmetit dhe të PSD-së, e sheh proces të pa kthyeshëm analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit defaktorizimi i plotë i grupit të Shpend Ahmetit me humbjen që pësoi në zgjedhjet e fundit, ka bërë që tani ai të injorohet tërësisht nga të gjitha subjektet politike.

E sipas Qarrit, humbja e Shpend Ahmetit dhe shuarja e PSD-së e bëjnë edhe më të arsyeshme kërkesën që ai të shkarkohet nga kryetari i Prishtinës, pasi që edhe Haradinaj ka refuzuar bashkëpunimin e mëtejmë me Shpend Ahmetin si kryetar i PSD-së, por vetëm duke e kushtëzuar këtë bashkëpunim me shkrirjen e strukturës organizative të PSD-së në AAK.

Image
Gani Qarri

“Pas debaklit të madh të Shpend Ahmetit dhe PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, tani partia e Ramush Haradinajt ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me Shpend Ahmetin, duke paraqitur kushte të reja dhe ofruar bashkëpunim vetëm nëse ky subjekt politik si PSD dhe mbetjet e saj shkrihen në AAK. Në këtë mënyrë partia e Shpend Ahmetit dhe grupi i dezertorëve mashtrues nga VV-ja, po shkojnë drejt humbjes së plotë të identitetit politik dhe përfaqësues”, tha analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, jo vetëm humbja në zgjedhje, por edhe fillimi i izolimit të shpend Ahmetit nga ish partneri në koalicion parazgjedhor, pra nga AAK-ja që tani kërkon shkrirjen e PSD-së në këtë subjekt politik, e bënë akoma më të arsyeshme dhe të domosdoshme kërkesën e zgjedhjeve të reja për kryetar të Prishtinës, duke iniciuar procedurë urgjente për shkarkim.

“Ndaj, shuarja e PSD-së si parti politike, është edhe një arsye më tepër që Shpend Ahmetit të largohet nga pozita e kryetarit të Prishtinës, të shpallen e zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të ri ose bëhet emërimin me konsensus politik i një kryesuesi tjetër, deri në zgjedhjet e reja”, përfundoi analisti Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online).