36-vjeçari Driton Pacolli ka nevojë për ndihmën tuaj

  • 01 November 2019 - 16:32
36-vjeçari Driton Pacolli ka nevojë për ndihmën tuaj

36 vjeçari Driton Pacolli, nga Prishtina, ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja.

Kjo pasi që atij i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.

Vala ka ofruar numrin e telefonit 55103, në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Dritonin. Një mesazh kushton një euro.

Ndryshe mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe nuk mund të kryhet në Kosovë.

Mirëpo, shuma e operacionit të Dritonit prej 18 mijë e 500 eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. Për këtë arsye familja Pacolli kërkon ndihmën e bamirësve që ta ndihmojnë që Dritoni të shërohet sa më shpejt.

Numrat ku mund të kontriboni për Dritonin janë:

Vala në numrin 55103 duke dërguar mesazh.

Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Swift Code: RBKOXKPRXXX

Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +383 45 555 610.

Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:
IBAN: XK051501150002521585, Swift Code – BIC: RBKOXKPR.

Edhe drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se ka ndihmuar Driton Pacollin me dy mijë euro.

(Kosova Sot Online)