Plasin armët! 3 persona marrin plumba, dy prej tyre në gjendje të rëndë

  • 01 November 2019 - 16:52
Plasin armët! 3 persona marrin plumba, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku ka patur një sërë të shtënash zjarri në mes të disa personave që ndodheshin në dy makina.

Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga informacionet e deritanishme gjithçka ka ndodhur për shkak të përplasjes mes dy bandave. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)