Vdes gjeografi i njohur Riza Çavolli

  • 01 November 2019 - 17:14
Vdes gjeografi i njohur Riza Çavolli

Të premten, në orët e para të pasdites, ka vdekur në moshën 89 vjeçare themeluesi i Departamentit të Gjeografisë, Prof. Dr. Riza Çavolli. Për vdekjen e të ndjerit ka njoftuar në profilin e tij në facebook    historiani Jahja Drançolli, i cili edhe i ka bërë një profil të shkurtër Çavollit.

“ U shua nga jeta Prof. dr. Riza Çavolli: Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale…!” ka shkruar Drançolli, ndërkohë që ka bërë me dije varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Në Prishtinë, në orët e para të pasdites së 1 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë Prof. dr. Riza Çavolli, një ndër gjeografët më të shquar të kombit. Është shquar për njërin ndër lëvruesit e gjeografisë regjionale të Kosovës dhe të Shqipërisë, lëmi në të cilën shkroi shumë libra studimore dhe universitare, ndër të cilat duhet veçuar: “Gjeografia rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997). Në vitin 1969 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, pastaj ishte shef i Departament të Gjeografisë dhe nga viti 1975 emërohet për dekan të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës” ka vazhduar Drançolli.

Një profil më të gjatë të Çavollit mund ta lexoni këtu.

(Kosova Sot Online)