Detajet e reja nga atentati ndaj prokurorit, makina e tij doli jashtë rruge, një i vdekur ende në makinë…

  • 01 November 2019 - 17:22
Detajet e reja nga atentati ndaj prokurorit, makina e tij doli jashtë rruge, një i vdekur ende në makinë…

Detaje të reja dalin minutë pas minute për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në orën 16:30 pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj.

Nga pamjet e para të siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb” shihet se makina me të cilën lëvizte Ndoj ka përfunduar disa metra larg nga autostrada. Ndërkohë raportohet se personi që ka mbetur i vdekur ndodhet ende në automjet.

Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

(Kosova Sot Online)