Plagosja e tre personave në atentatin ndaj prokurorit, policia jep detajet e para

  • 01 November 2019 - 17:39
Plagosja e tre personave në atentatin ndaj prokurorit, policia jep detajet e para

Policia ka dalë me informacionin zyrtar në lidhje me atentatin kriminal të ndodhur këtë të premte në mbikalimin e Shkozetit në adresë të prokurorit Arjan Ndoj, i akuzuar disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Policia sqaron se të plagosur janë tre persona, A.L 48 vjeç, A.N (Arjan Ndoj) 44 vjeç si dhe A.M, 30 vjeç. Ky i fundit është dërguar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar ndërsa dy të tjerët, përfshi këtu edhe prokurori janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç. 

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli. 

Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

(Kosova Sot Online)