Vuçiq i ankohet BE-së për SHBA-të, ja arsyeja!

  • 01 November 2019 - 17:55
Vuçiq i ankohet BE-së për SHBA-të, ja arsyeja!

Kosova është shtet i pavarur për SHBA-të dhe atyre nuk u intereson asgjë tjetër përveç njohjes. Këto ishin fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ky është qëndrimi i tyre, sido që të jetë administrata, pritjet e tyre janë këto. Unë pres të njëjtën gjë nga Matthew Palmer kur të vijë në vizitë. Sidoqoftë nuk e di se çfarë duhet të thonë nga BE”, tha Vuçiq.

Sot, pas hapjes së rindërimit të Pallatit të Drejtësisë, Vuçiqit iu kërkua të komentojë deklaratën e Philip Ricker se normalizimi çon në njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, si dhe nëse qytetarët janë të vetëdijshëm për presionet që vijnë nga Perëndimi, Vuçiq tha se po përpiqej çdo ditë të tregojë se cila është e vërteta.

“Por unë pres që BE të shprehin qëndrimin e tyre, sepse ata në fillim nuk na thanë që njohja e Kosovës është fundi i procesit, por ata thanë që nënshkrimi i një dokumenti detyres që do të krijonte kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradi dhe Prishtinës, por askund nuk u përmend njohje e qartë e Kosovës. Po presim të shohim çfarë thotë BE”, tha Vuçiq. 

Ai shtoi se nuk është pozicion i lehtë dhe se ata që thonë të kundërten po përpiqen të bëjnë shaka me popullin serb.

Presidenti i Serbisë tha se Ivica Daçiq ka bërë punën e tij në OKB.

“Çdo që është në rregull, kështu do të jemi ne”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)