I dërguari special i SHBA-së midis Prishtine: Vetëm kështu, Kosova mund të fitoj diçka

  • 01 November 2019 - 18:03
I dërguari special i SHBA-së midis Prishtine: Vetëm kështu, Kosova mund të fitoj diçka

“Kosova do të vendos vet se çka do të negocioj në dialog me Serbinë”, tha i dërguari special për Ballkanin Perëndimor i cili po qëndron në Kosovë, Matthew Palmer, gjatë bisedës që pati me studentët dhe shoqërinë civile, sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Palmer me theks të veçantë foli për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërsa tha se fillimi i negociatave është urgjent, duke shtuar se Kosova zgjedh vet çka do të negocioj në këtë dialog.

“Kosova nuk është duke humbur asgjë, është e vetmja mënyrë që të fitoj diçka, jo të humb, askund Kosovës nuk i kërkohet që të bëj diçka që nuk është interesat e veta. Kosova vet do të vendos se çka do të negocioj, dhe e vetmja mënyrë është ta bëj përmes procesit të dialogut. Kosova nuk duhet të hyj ne negociata e papërgatitur, duhet të vendos çfarë qëndrimi do të marr para negoiatave”, tha Palmer. 

Ai në këtë bashkëbisedim tha se pa u arritur një marrëveshje me Serbinë, nuk sheh ndonjë mundësi që Kosova të integrohet në sistemin ndërkombëtar.

“Zgjidhja një herë e përgjithmonë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së, që do të ketë ndikim në popullin këtu por edhe në rajon, sepse do t’i çliroj të dy vendet nga tradita e armiqësisë”, tha Palmer.

(Kosova Sot Online)