Jashari: Vazhdojmë përkushtimin që të jemi afër kërkesave të qytetarëve

  • 01 November 2019 - 19:22
Jashari: Vazhdojmë përkushtimin që të jemi afër kërkesave të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese.

“Po vazhdojmë me përkushtim që të jemi afër kërkesave të qytetarëve! kësaj radhe ishim në fshatin Aqarevë, ku ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese”, shkruan Jashari në Facebook. 

Krejt në fund ai uron banorët e Komunës së Skenderajt.

“Urime banorëve!”, ka thënë Jashari.

(Kosova Sot Online)