Vjen kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 01 November 2019 - 19:31
Vjen kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Duhet shembulli i VETTING-ut në Shqipëri i cili i shkriu si Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë fillimisht, i shkriu duke i dëbuar nga ato gjykata të gjithë gjyqtaret e tyre. Pra goditjen krimi dhe korrupsioni në Shqipëri fillimisht e mori kreu i piramidës së sistemit gjyqësor. Pra shërimi fillon nga koka si thotë një fjalë e urtë popullore se "peshku qelbet nga koka". Prandaj të njëjtin fat duhet ta ketë edhe KGJK-ja në Kosovë ,dhe i gjithë sistemi i drejtësisë edhe atje”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Spastrimi i institucioneve të drejtësisë në Kosovë nga krimi dhe korrupsioni, si dhe lirimi i tyre nga kapja e dorës së fortë të politikës së inkriminuar, sipas ekspertëve nuk mundë të bëhet pa një reformim dhe ndryshim të thellë kadrovik.

Njohësi i mirë i kësaj fushe, Skënder Kapiti tha për “Kosova Sot Online” se zgjidhje e vetme e suksesshme për pastrimin e drejtësisë kosovare nga të infiltruari e thellë në krim e korrupsion, është modeli i reformës me Veting që po vazhdon të zbatohet në Shqipëri.

Image
Skënder Kapiti

“Duhet të aplikohet një projekt i thellë, sepse reforma në këtë sistem është domosdoshmëri jetike për Kosovën, reforma radikale në sistemin e drejtësisë, pra, VETTING-u i sistemit të drejtësisë”, tha Skënder kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, tani është tërësisht në dorën e koalicionit të ri që po pritet të ndërtohet, për qeverisjen e re në mes të LVV-së dhe LDK-së, madje e kanë obligim ta bëjnë këtë sepse e kanë premtuar.

“Duhet urgjentisht që politika dhe qeverisja e re VV-LDK ta marr në konsideratë atë të cilën ka vite e vite që e propagandon media në Kosovë, dhe kryesisht "Kosova Sot", VETTING-un. Sado që të përpiqet qeveria për shtet ndërtimin dhe për mirë funksionimin e saj dhe të shtetit e të shoqërisë, pa e pasur një sistem të mirëfilltë gjyqësor nuk do të ketë sukses as qeverisja, sepse dekriminalizimin e politikes e të pushtetit, luftën kundër krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të hajdutërisë politike e institucionale e bënë vetëm një sistem i pastër drejtësie, i pa korruptuar dhe i pa kriminalizuar”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Shembulli konkret, sipas Kapitit ekziston dhe ai model duhet t’i shërbej edhe Kosovës. 

“Duhet shembulli i VETTING-ut në Shqipëri i cili i shkriu si Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë fillimisht, i shkriu duke i dëbuar nga ato gjykata të gjithë gjyqtaret e tyre. Pra goditjen krimi dhe korrupsioni në Shqipëri fillimisht e mori kreu i piramidës së sistemit gjyqësor. Pra shërimi fillon nga koka si thotë një fjalë e urtë popullore se "peshku qelbet nga koka". Prandaj të njëjtin fat duhet ta ketë edhe KGJK-ja në Kosovë ,dhe i gjithë sistemi i drejtësisë edhe atje”, tha eksperti i fushës së drejtësisë nga Durrësi, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)