Franca bombardon tunelet e fshehta të ISIS’it

  • 01 November 2019 - 19:47
Franca bombardon tunelet e fshehta të ISIS’it

Aviacioni francez bombardoi sot shumë tunele e kalime të fshehta të grupit Shteti Islamik, në verilindje të Irakut, njoftoi ministrja e Forcave të Armatosura, Florence Parly duke theksuar vendosmërinë e Parisit në vazhdimin e luftës kundër xhihadistëve. 

“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e Natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze.

Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon.

(Kosova Sot Online)