Rezultati më i fundit i zgjedhjeve: A e kaloi a s’e kaloi Nisma pragun?

  • 01 November 2019 - 20:14
Rezultati më i fundit i zgjedhjeve: A e kaloi a s’e kaloi Nisma pragun?

Njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Nisma Socialdemokrate, jozyrtarisht ka kaluar pragun zgjedhor. Ndërsa Njohësi tjetër i procesit zgjedhor, Armend Muja thotë se Nisma mbeti jashtë Kuvendit.

Vela ka thënë se Nisma ka 4.97% nga votat e rregullta, plus 6.91% nga votat e diasporës, 5.5% nga votat me kusht dhe 4.1% nga votat e diasporës pas pesë tetorit. Pra sipas këtyre llogaritjeve, jozyrtarisht, Nisma ka kaluar pragun me mbi 100 vota apo për 0.0125%.

“Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit. Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma është mbi prag për 0.0125% (rreth 100 vota)”, konfirmon Vela.”, konfirmon Vela. 

Derisa me votat e Serbisë, Nisma është poshtë pragut me rreth 50 vota.

“Me llogaritjen e votave nga Serbia është poshte pragut rreth 50 vota”, shkruan Vela.

Ndërsa Muja thotë se Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit.

“Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, Nisma perfundimisht jashte Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.

(Kosova Sot Online)