Maska dhe AK47! Policia gjen makinën e atentatorëve të prokurorit, killerat nuk kanë arritur ta djegin mjetin

  • 01 November 2019 - 21:57
Maska dhe AK47! Policia gjen makinën e atentatorëve të prokurorit, killerat nuk kanë arritur ta djegin mjetin

Është gjetur makina e atentatorëve që kryen sulmin e organizuar në drejtim të prokurorit Arjan Ndoj si dhe dy personave që tjerë, shoferit Andi Maloku dhe Landi Muharremit, i njohur si personazh i botës së krimit.

Ndryshe nga atentatet e tjera, makina është gjetur e padjegur. Në brendësi të mjetit të tipit Mercedez Benz me targa false janë gjetur dy maska dhe dy automatikë të llojit AK47. Makina është gjetur në fshatin Shkafanë në afërsi të Ishmit.

Fakti se makina është gjetur e padjegur dukshëm do ta lehtësojë punën e ekspertëve në zbulimin e personave që kryen atentatin. Deri më tani ende nuk janë identifikuar atentarët, të cilët janë të paktën dy. 

Atentati ndodhi këtë të premte pasdite në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës. Pavarësisht se makina e tipit Benz GL është bërë shosh me plumbat e kallashit, atentatorët nuk kanë mundur të arrijnë objektivin. Prokurori është plagosur por është jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më serioze ndodhet fatkeqësisht shoferi i prokurorit, i cili rrezikon të mbetet i paralizuar për të gjithë jetën pasi një plumb e ka goditur në shtyllën kurrizore. Aktualisht Andi Maloku ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Landi Muharremi, i njohur si i ‘forti i Sukthit’ është plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)