Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” hyn pa autorizim në ujërat italiane

  • 01 November 2019 - 22:15
Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” hyn pa autorizim në ujërat italiane

Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi”, bëri sot një hyrje të paautorizuar në ujërat territoriale italiane.

Anija ka lundruar në Mesdhe për gati një javë, me 88 migrantë në bord dhe ende nuk i është caktuar një port i sigurt.

Organizata jofitimprurëse “Sea Eye”, që drejton anijen, deklaroi se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.

Autoritetet italiane u informuan për vendimin e anijes. Ajo ndodhet rreth 5 milje detare nga Marzamemi, një fshat në cepin juglindor të Sicilisë. 

(Kosova Sot Online)