Zbulohet prapaskena e bashkimit, vjen goditja e rëndë për Ahmetin

  • 02 November 2019 - 07:40
Zbulohet prapaskena e bashkimit, vjen goditja e rëndë për Ahmetin

“Ju kujtohet se sa shumë vota morri Shpend hajni me mashtrime dhe në emër të një subjekti tjetër, shikoni tani qe i doli boja për hajni nuk morri vota as nga anëtaret e familjes se tij, ia kthyen shpinën, i ranë shuplakë që do t´i djeg deri në varr. Por Shpend zeza, i sëmurë politikisht dhe i lindur për hajni, sepse të dyja i ka në gjak, tani do mundohet gjithsesi të ulet në prehrin e çdo kujt pa dallim, vetëm të mos jetë jashtë ati rrjeti të hajnave. Hajnia këtë nuk e lë rehat sepse është i lindur për hajni, dredhi dhe matrapazllëqe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Kalkulimet pas zgjedhore që po bëhen së fundi në mes të PSD-së së Shpend Ahmetit, të dështuar në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe AAK-së së Ramush Haradinajt, për të vazhduar bashkëpunimi si dy parti politike të ndara, apo për tu shkrirë krejtësisht në AAK, sipas analistit politik Reshat Badallaj, nuk janë asgjë tjetër pos kalkulime dhe lojëra të pista të “dy bandave” të dështuara dhe të vdekura politikisht që populli i ndëshkoi.

Sipas Badallajt, tani qëllimi i njërës dhe palës tjetër, është se si të gjejnë edhe një mundësi për të vazhduar zhvatjen, sepse janë para rrezikut të vdekjes klinike, pas vdekjes së sigurt politike.

Image
Reshat Badallaj

“Votuesi i pa të dy bandat se qellim kishin vetëm kapjen e pushtetit, përndryshe, populli vendosi që tí ndëshkoj me votë për hajni,keqpërdorime, mashtrime dhe lloj-lloj matrapazllëqesh. Bashkëpunimi i bandës së tyxharëve, e kam fjalën për AAK-ën, që të shkrihet edhe banda e Shpend hajnit, Shpend jahtit me disa këlysh që i ka rrotull, vetëm sa ju garantoj me që edhe më shumë do të humbin deri në themel. Të bashkëpunosh me cuba, me hajna që e bënë katrahurë Prishtinën, që e vodhën deri në palcë taksapaguesin, që përfituan përmes kanaleve të nëntokës kriminale, se me gjak zinjtë serbian DEVOLLI dhe të japësh leje sallamadi, të falësh toka në zemër të Prishtinës si të ishte malli i babës për përfitime materiale dhe populli do t´i dënoj edhe më shumë, është një vetëvrasje e dyfishtë politike”, tha analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është i sigurt që nëse arrihet marrëveshje për shkrirjen e PSD-së në AAK, partia e Ramush Haradinajt do ta pësojë edhe me keq, sepse qytetari do ta sheh këtë lloj bashkimi vetëm si bashkim huliganësh dhe vagabondësh që për qëllim kanë zhvatjen dhe plaçkitjen.

“Të fusësh në gji një bandë hajnash,huliganësh dhe të bëhen edhe më të fortë kundër popullit nuk kanë më pasur sukses kurrë, vetëm kthehuni e shikoni punën e këtyre bandave, shikoni si i uzurpuan dikasteret më të fuqishme, shikoni se si i bënë punësimet në baza partiake dhe familjare, shikoni se si i vodhën edhe fëmijët duke jua tharë fytin për qumështin e munguar nëpër shkolla, duke ia vjedhur atë. Shikoni këto dy banda se sa janë të ngarkuara me procedura penale. Pra mos ta mendojnë se populli nuk i di maskarallëqet e tyre”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, Shpend Ahmeti do të detyrohet në fund që të heq dorë edhe nga PSD-ja si subjekt politik, vetëm që të strehohet personalisht diku, dhe atë strehë tash po ja ofron AAK, duke i propozuar shkrirje të PSD-së.

Këtë ofertë, Shpend Ahmeti është i detyruar ta pranojë, sepse vetëm kështu mundë të mbetet edhe dy vjet mandat në krye të komunës së Prishtinës, sepse e ka shpresën që e mbron AAK-ja, edhe nga ndjekjet penale për krim e korrupsion. Ky shpend zeza, me besoni se ka vdekur politikisht. Si kryetar i Prishtinës mundet vetëm kur të sheh ëndërr, po jo vetëm kaq, ky piuni i Devollëve, nuk do të përfundoj me kaq, herët a vonë këtë e keni në pranga dhe jo vetëm ky, po pas tij edhe një kope hajnash që deri dje ishin leckaman e siguruan pasuri milionëshe. Punësimet po ashtu, duke i punësuar deri në pesë anëtar të familjeve dhe popullata tjetër mbetet në rrugë dhe si të ju thuash ndryshe këtyre dy bandave veç banda klasike kriminale, prandaj edhe vendosi për të folur ashtu si duhet të flas vota e popullit”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është i sigurt që edhe votat e siguruar në VV për kryetar komune, Shpendi i mori me mashtrime, duke u thirrur e betuar në emër të VV-së, por tradhtia e tij u shpërfaq shpejtë dhe populli e ndëshkoi tani për atë, kurse tani nga rreziku i shkarkimit po kërkon “azil politik” në AAK.

“Ju kujtohet se sa shumë vota morri Shpend hajni me mashtrime dhe në emër të një subjekti tjetër, shikoni tani qe i doli boja për hajni nuk morri vota as nga anëtaret e familjes se tij, ia kthyen shpinën, i ranë shuplakë që do t´i djeg deri në varr. Por Shpend zeza, i sëmurë politikisht dhe i lindur për hajni, sepse të dyja i ka në gjak, tani do mundohet gjithsesi të ulet në prehrin e çdo kujt pa dallim, vetëm të mos jetë jashtë ati rrjeti të hajnave. Hajnia këtë nuk e lë rehat sepse është i lindur për hajni, dredhi dhe matrapazllëqe”, tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Reshat Badallaj.

(Kosova Sot Online)