Flet eksperti i sigurisë, ‘godet’ rëndë drejtësinë kosovare

  • 02 November 2019 - 07:45
Flet eksperti i sigurisë, ‘godet’ rëndë drejtësinë kosovare

“Moszbatimi i ligjit, që do të thotë mos funksionimi i shtetit dhe as i drejtësisë në fakt e qon vendin në anarkizëm dhe në sundimin e ligjit të xhunglës: ku sundon, vjedh e grabit krimi, hajduti, korrupsioni dhe më i forti”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Në bazat të analizave të shpeshta që i bëhen procesit të hartimit dhe zbatimit të ligjeve në Kosovës, si nga organizatat vendore edhe nga ato ndërkombëtare, del se problemi më i madh vazhdon të mbetet mosrespektimi i ligjeve dhe moszbatimi i tyre.

Madje edhe pse ligjet ndryshohen dhe amandamentohen shpesh, madje pothuajse në çdo të dytin mandat qeverisës bëhet rishikimi dhe amandamentim i shumicës së ligjeve, ato nuk sjellin rezultat gjersa nuk zbatohen në praktikë.

Për këtë mos zbatim praktik dhe këtë lojë ping pongu me ligjet, nga qeveria në Kuvend, e nga Kuvendi në qeveri dhe institucionet tjera ligj zbatuese, askush nuk jep përgjegjësi për mos zbatimin e tyre.

E sipas ekspertit të njohur të kësaj fushe, Skënder Kapitit, krejt kjo lojë shkon në llogari të shkeljes së të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës, të drejta këto që skilen brutalisht nga vetë institucionet ligjbërëse dhe ligj zbatuese.

Image
Skender Kaipiti

“Padrejtësia më e madhe në një shtet vjen atëherë kur ligjbërësit, ligj zbatuesit dhe drejtësi dhënësit i shkelin dhe nuk i zbatojnë vetë ligjet e miratuara. Nuk është e mjaftueshme ekzistenca formale e ligjeve të shkruara në letër, por vendimtare dhe kryesore është zbatueshmëria e drejtë, e pa korruptuar dhe e pa kriminalizuar e tyre”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Mos zbatimin e ligjit dhe përthyerjen, lakimin e përdredhjen e tyre, sipas Kaptit, e bënë politika, pushteti, qeverisja dhe sistemi gjyqësor që janë të kapur nga krimi, nga hajnia dhe korrupsioni.

“Moszbatimi i ligjit, që do të thotë mos funksionimi i shtetit dhe as i drejtësisë në fakt e qon vendin në anarkizëm dhe në sundimin e ligjit të xhunglës: ku sundon, vjedh e grabit krimi, hajduti, korrupsioni dhe më i forti. Kur institucionet e shtetit identifikohen me anti ligjin, antishtetin dhe me krimin e korrupsionin aty nuk ka shtet ligjor, dhe nuk bëhet fjalë për shtet të lirive dhe të të drejtave njerëzore, por për liri të krimit, të vjedhjes dhe të padrejtësive institucionale”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)