Terrorizohen banorët, 19- vjeçari kërcënon me thikë policin

  • 02 November 2019 - 11:47
Terrorizohen banorët, 19- vjeçari kërcënon me thikë policin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit.

Sipas policisë një 19- vjeçar ka kërcënuar me thikë në mes të qytetin një efektiv të patrullës së përgjithshme.

Shtetasi me iniciale është vënë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

(Kosova Sot Online)