Kështu do të duket Kuvendi i ri – Mësoni se nga sa deputetë do ta kenë secila parti

  • 02 November 2019 - 13:45
Kështu do të duket Kuvendi i ri – Mësoni se nga sa deputetë do ta kenë secila parti

Analisti dhe njohësi i sistemeve zgjedhore, Blerim Vela ka treguar disa të dhënë interesante sa u përket rezultatit të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha rezultateve të mbledhura koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e kalon pragun për 50 vota.

Në këtë rezultat Vela thotë se janë përfshirë edhe votat e shumëpërfolura nga Serbia.

Analisti ka thënë se pa votat e Serbisë NISMA kalon pragun me 100 vota.

Vela po ashtu, ka publikuar një skemë se si do të duken shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve te 6 tetorit 2019.

Sipas, infografikës, Lëvizja Vetëvendosje, ka 31 ulëse në Kuvend, LDK, 29 ulëse, PDK, 26 ulëse, AAK, 13 ulëse, PSD, një ulëse,…

(Kosova Sot Online)