Lajmi i keq për Kosovën: Ja pse kosovarët duhet t’i harrojnë vizat

  • 02 November 2019 - 13:56
Lajmi i keq për Kosovën: Ja pse kosovarët duhet t’i harrojnë vizat

“Qeveria e re në ardhje, për ta thyer këtë qëndrim dhe bindje negative të BE-së, duhet të punojë shumë, në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e të korrupsionit. Kështu na mbetet të vazhdojmë të shpresojmë akoma, të festojmë ndoshta me Pranverën ose në Krishtlindjet e vitit tjetër”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet e mëdha të koalicionit PAN për kinse heqjen e vizave brenda këtij viti, madje kishin premtuar që një gjë e tillë do të ndodhë në 6 mujorin e parë, do të mbeten një kujtim i turpshëm me të cilin ikin nga pushteti partnerët e PAN-it, pasi u dënuan nga vota qytetare me 6 tetor.

Mirëpo barra e arritjes së plotë të kritereve për liberalizim të vizave, lufta kundër korrupsionit, tani i takojë qeverisë se re të koalicionin LVV-LDK.

Kështu thotë analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Image
Bislim Aliu

“Tani më është e qartë dhe gjithçka po flitet e po qartësohet pa asnjë mashtrim. Edhe liberalizimi i vizave, përfundimisht po mbetet për qytetarët e Kosovës, një nga premtimet më mashtruese, nga politikanët kosovarë në pushtet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ky mashtrim tani më akoma më shumë ka marr formë dhe është përforcuar, pas refuzimit për dhënien e statutit të kandidatit për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse lajmi i keq po vjen edhe për kosovarët për liberalizimin e vizave, po e kundërshtojnë shumica e vendeve të BE-së përjashto shtetin Gjerman që vazhdimisht i ka mbajtur anën popullit të Kosovës”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, festa e krishtlindjeve, nuk do ta sjell gëzimin për heqjen e vizave, por ndoshta këtë gëzim do ta përjetojnë kosovarët në krishtlindjet e vitit tjetër.

“Ndaj, për këtë, gjasat që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Krishtlindje, duket se janë krejt inekzistente, sepse përveç Gjermanisë, duket sheshazi se askush tjetër, prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk mendon se kosovarëve duhet t'u hiqen regjimi i vizave, brenda një kohe të shkurtër, derisa Republika e Kosovës të përmbush kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zaten ky është një qëndrim i murosur i Francës, e cila nuk i ndryshon qëndrimet për këto kushte. Qeveria e re në ardhje, për ta thyer këtë qëndrim dhe bindje negative të BE-së, duhet të punojë shumë, në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e të korrupsionit. Kështu na mbetet të vazhdojmë të shpresojmë akoma, të festojmë ndoshta me Pranverën ose në Krishtlindjet e vitit tjetër”, tha për fund, analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)