Shpërthen ndaj drejtësisë kosovare: Ja dy format e shkeljes së...

  • 02 November 2019 - 17:44
 Shpërthen ndaj drejtësisë kosovare: Ja dy format e shkeljes së...

“Zakoni i mos-respektimit të ligjit është duke u krijuar si një institut i pashkruar jo-formal, i cili origjinën e ka nga pasoja e mos-zbatimit të ligjit. Kjo na jep të kuptojmë se barra e përgjegjësisë për këtë gjendje të krijuar janë personelit e thirrur me detyrë zyrtare dhe me përgjegjësi ligjore, të cilët kanë krijuar ndër vetëdije një paprekshmëri apo super imunitet të pa precedent, i cili çuditërisht është duke i përjashtuar nga çdo ndjekje penale”, tha Gërvalla për “Kosova Sot Online”.

 

Edhe pse të gjithë ambasadorët e Kuintit, me dhjetëra herë kanë bërë thirrje për instalimin e sistemit të pavarur të së drejtës dhe sundimit të ligjit, këtë thirrje po e injorojnë institucionet e drejtësisë në Kosovë, në vazhdimësi. 

Image

Ardit Gërvalla

E për këtë mos bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, dhe mos zbatim të ligjit, për “Kosova Sot Online”, ka folur edhe njohësi i kësaj fushe, Mr. sc. Ardit Gërvalla. 

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës, në aspektin e organizimit dhe fushëveprimit është i rregulluar mirë me dispozita juridike dhe me akte të tjera rregullative, sepse institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë , Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë të ndërtuara mbi bazat e parimeve bashkëkohore, me përshtatje të sistemeve me të avancuara ndërkombëtare. 

Por siasp Gërvallës,  këto institucione nuk i kryejnë funksionet e tyre brenda kompetencave, në bazë të parimit të pavarësisë, i cili në këto institucione duhet të zbatohet, sepse me mos-zbatimin e tij krijohet pasiguri juridike dhe mos-besim ndaj këtyre institucioneve.

“Mungesa e zbatimit efikas të ligjit, në vazhdimësi, në mënyre kontinuele është bërë përsëritje, e cila dal nga dal po shndërrohet në zakon, i cili mund të ketë efekte negative në shoqëri”, tha Ardit Gërvalla për “Kosova Sot Online”. 

Madje, sipas Gërvallës, tradita e mos zbatimit të ligjit dhe mos luftimit të dukurive negative nga organet ligjzbatuese, është për një ligj paralel, por i pa shkruar e që respektohet më mirë se ligjet e shkruara dhe më mirë se kushtetuta. 

“Zakoni i mos-respektimit të ligjit është duke u krijuar si një institut i pashkruar jo-formal, i cili origjinën e ka nga pasoja e mos-zbatimit të ligjit. Kjo na jep të kuptojmë se barra e përgjegjësisë për këtë gjendje të krijuar janë personelit e thirrur me detyrë zyrtare dhe me përgjegjësi ligjore, të cilët kanë krijuar ndër vetëdije një paprekshmëri apo super imunitet të pa precedent, i cili çuditërisht është duke i përjashtuar nga çdo ndjekje penale. Ndryshimi dhe amandamentimi i ligjit nuk nënkupton garancion për zbatim dhe respektim të tij, por nënkupton avancim me legjislacionin. Pra, problemi nuk qëndron tek ligjet, por tek personeli i cili nuk po i vë në zbatim ligjet”, tha Gërvalla për “Kosova Sot Online”. 

Te sistemi ynë, sipas analistit Gërvalla, të drejtat e njeriut shkelen në dy forma: formën që e njeh praktika ndërkombëtare, e që nënkupton mos-efikasitet të procedurës, zvarritje e procedurës, ndikimet e jashtme dhe gjykimet e anshme. Kurse, forma tjetër është se duke privilegjuar një kategori të shoqërisë kemi krijuar pabarazi. 

“Privilegjimi i pa bazë parimisht nuk ekziston në asnjë fazë të procedurës, ndërsa prezenca e saj nënkupton interes personal apo pasuror ndaj subjekti të caktuar që është objekt i ndjekjes apo gjykimit. Rrjedhimisht defektet e krijuara në sistemin tonë janë të brendshme dhe kjo na dërgon paralel me atë se duhet sistem më efikas i mbikëqyrjes dhe llogaridhënies lidhur me mos-zbatimin e ligjit nga personat e veshur me kompetencë, të cilët bartin përgjegjësi”, përfundoi Ardit Gërvalla për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)