“Shuplaka” nga SHBA: Zbulohet prapaskena e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut me Vuçiqin

  • 03 November 2019 - 07:38
“Shuplaka” nga SHBA: Zbulohet prapaskena e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut me Vuçiqin

“Banda ogurzezë dhe shpirt shiturish e sojit të Hashim Brojes, Edvinit të Kristaqit dhe këlyshit të Serbisë, të Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiut, po vazhdojnë të marrin shuplakë pas shuplake nga e gjithë bota, dhe sikur nuk po ju mjafton shuplaka e popullit, por tani ju erdhi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë. Kjo lë të kuptojmë pa kurrfarë dyshimi se këta janë vërtetë tradhtar shkuar tradhtarëve, dhe paguhen shumë majmë për të realizuar argatin e Serbisë fashiste”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, duke folur për qëndrimin amerikan rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për pajtim dhe normalizim të raporteve mes dy vendeve, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara fare në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”.

“Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, paralajmëron Reeker.

Lidhur me këtë distancim zyrtar të SHBA-ve nga projekti Thaçi-Vuqiç për ndryshim të kufijve, ka folur analisti politik, Reshat Badallaj, sipas të cilit, ky deklarim është edhe një shuplakë e radhës për Hashim Thaçin, Edi Ramen, dhe argatët e tyre si Baton Haxhiu e të tjerët.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj thotë se me këtë deklarim për politikën amerikane karshi bisedimeve me Serbinë, po fundoset përfundimisht ideja e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh dhe ndarje të Kosovës, dhe po demaskohet përfundimisht prapaskena e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut, të cilët bënin thirrje që Veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë.

“Banda ogurzezë dhe shpirt shiturish e sojit të Hashim Brojes, Edvinit të Kristaqit dhe këlyshit të Serbisë, të Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiut, po vazhdojnë të marrin shuplakë pas shuplake nga e gjithë bota, dhe sikur nuk po ju mjafton shuplaka e popullit, por tani ju erdhi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë. Kjo lë të kuptojmë pa kurrfarë dyshimi se këta janë vërtetë tradhtar shkuar tradhtarëve, dhe paguhen shumë majmë për të realizuar argatin e Serbisë fashiste”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, ngadalë por shumë sigurt, me dështimin e këtij plani kriminal të ndarjes po vjen edhe fundi i karrierës së turpshme në politikë të kësaj treshe tradhtare, sepse këta tani veç ndëshkimit të popullit, po ndëshkohen edhe nga miqtë ndërkombëtar që ndihmuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

“Këta kanë dështuar përfundimisht me damkën e zezë të tradhtisë. Ju e dini se që nga fillimi në prononcimet e mia e kam theksuar këtë fakt, dhe akoma mbetem i pandryshuar, se kush mundet me i besuar këtyre soj tradhtarësh që ne do e marrim Preshevën, Bujanovcin,dhe shumë vise tjera, edhe pse kanë qenë dhe janë tonat,por, padrejtësisht ndodhen në Serbi dhe Serbia fashiste nuk do merrte asnjë milimetër. Pra, kush mund të ju besoj këtyre mashtruesve dhe tradhtarëve dhe të mos flasim për krimet e Serbisë fashiste që ka bërë kundër shqiptarëve më tepër se një shekull. Dhe kush mund të thotë se nuk janë tradhtar e shkuar tradhtareve, dhe të shitur për t´ia dhënë veriun Serbisë,” theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Me këto kundërshtime të fuqishme ndërkombëtare për opsionin e shkëmbimit të territoreve, sipas Badallajt përveç zbulimit të së vërtetës për planin e fshehtë që ka qenë temë diskutimi, qytetarët po binden akoma më shumë se duhet kundërshtuar dhe çdo tentativë të vazhdimit të karrierës politike në shtet nga këta tregtar të dështuar me territore.

“Hilja, tradhtia, maskarallëqet, pazaret e këtij grupi kuislingësh, për pazare të pista ka vdekur, bashkë me të kanë vdekur edhe kjo bandë ogurzezë e kanaleve të nëntokës kriminale për interesa të Serbisë fashiste që ushqehen nga kjo këlshedër, dhe këta duhet ndëshkua duke mos lejuar që të ngritën asnjëherë në këmbët e tyre e të bëjnë politikë në emër të shtetit”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)